
Avokati i Popullit vizitoi qendrën burimore “Përparimi”
01/06/2022
Prishtinë, 1 qershor 2022 – Për nder të ditës së fëmijëve, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj dhe bashkëpunëtorët e tij nga departamenti për mbrojtjen e fëmijëve, vizituan qendrën burimore për mësim dhe këshillim “Përparimi” në Prishtinë.
Nën shoqërimin e drejtoreshës së qendrës, znj. Igballe Asllani Potera, Avokati i Popullit i vizitoi hapësirat e qendrës e cila numëron mbi 100 nxënës, të cilët vijojnë mësimet nga cikli fillor deri te ai i mesëm.
Z. Qelaj u nda i kënaqur me punën dhe aktivitetet që bëheshin në këtë qendër, duke e cilësuar një shkollë moderne e cila ofron kushte të mira për fëmijët. Avokati i Popullit në fund dhuroi pakot me libra për fëmijët e kësaj qendre duke iu dëshiruar suksese atyre në rrugëtimin e tyre.

