Reagim i Avokatit të Popullit në lidhje me ndarjen e fëmijëve të komuniteteve në Festën e Abetares në Pejë
Prishtinë, 18 maj 2022 – Avokatit i Popullit shpreh shqetësimin e tij dhe e konsideron të papranueshëm çdo dallim, trajtim ndryshe ose diskriminim të fëmijëve siç është raportuar nga mediat të ketë ngjarë në Festën e Abetares tё mbajtur dje me datёn 17.05.2022 nё Pejë.
Avokati i Popullit me këtë rast tërheq vëmendjen se parimi i mosdiskriminimit paraqet bazёn dhe njё ndёr vlerat kryesore tё rendit kushtetues dhe institucional nё Kosovё. Pёr mё tepёr, organizimi i arsimit nё Kosovё bazohet nё parimin e arsimit gjithëpërfshirës qё nënkupton se institucionet arsimore dhe aftësuese duhet të akomodojnë të gjithë fëmijët, pa dallim të kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, gjuhësore apo të tjera dhe duhet të promovojë integrimin dhe kontaktin mes fëmijëve. Çdo ndarje e fëmijëve nё bazё tё etnicitetit tё tyre përben shkelje tё rёndё tё kёtyre parimeve.
Avokati i Popullit i bёn thirrje MAShTI qё tё hetoj dhe adresoj këtë rast me prioritet dhe të marr masa që në të ardhmen të mos ndodhin raste të tilla.
Avokati i Popullit gjithashtu rikujton se fëmijët ashkali, egjiptian dhe rom vazhdojnё tё pёrballen me pabarazi nё qasje dhe pjesëmarrje nё tё gjitha nivelet e arsimit. Diskriminimi dhe segregimi i tyre ёshtё njё ndёr sfidat tё cilat ua pamundёsojnё atyre kёtё qasje. Eshtё pёrgjegjёsi primare e institucioneve por edhe e tё gjithё qytetarёve tё Republikёs sё Kosovёs qё tё reagojnё ndaj veprimeve dhe gjuhёs raciste pёr tё kontribuar nё njё shoqёri mё tё drejtё dhe tё barabartё.