Featured Image

OSHC-të publikojnë raportin e përbashkët për të drejtat e njeriut

11/05/2022

Prishtinë, 11 maj 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në publikimin e tretë të raportit të përbashkët të organizatave të shoqërisë civile për të drejtat e njeriut në vend për vitin 2021, e organizuar nga Rrjeti i të Drejtave të Njeriut.

Raporti është realizuar bashkërisht me 37 OJQ vendore që punojnë në një numër të gjerë fushash e që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut e që kanë ofruar të dhënat thelbësore të punës së tyre.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj ka përgëzuar organizatat e shoqërisë civile për këtë raport duke theksuar se puna e të gjithëve qon në përmirësimin e situatës në lidhje me të drejtat e njeriut.

Ai nënvizoi disa prej të gjeturave në raport, si rritja e numrit të rasteve të vrasjes së viktimave të dhunës në familje, e që vazhdojnë të mbesin çështjet që duhet ndërmarrë hapa konkret për të ndryshuar situatën.

“Tek çështja e zvarritjes së procedurave gjyqësore, çdo vit, çdo herë po përsëritet e njëjta situatë, por mendoj se autoritetet duhen të merren shumë ma seriozisht se si me iu qas për me zgjedh këtë çështje,” – tha z. Qelaj.

Ky raport ka trajtuar raste të numërta që ndërlidhen me të drejtën civile dhe politike, pastaj atë ekonomike, sociale e kulturore, trajtimi i të drejtave të grupeve dhe personave të caktuar, dhe drejtësia tranzicionale, korrupsioni dhe mjedisi në të drejtat e njeriut. Raporti ka nxjerrë 117 rekomandime për institucionet qendrore dhe lokale.