
Avokati i Popullit publikoi raportin ex officio nr. 411/2021 në lidhje me themelimin e ekipit profesional vlerësues për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara
Prishtinë, 28 prill 2022 – Avokati i Popullit, në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive ligjore, publikoi Raportin me rekomandime Ex-officio nr.411/2021 në lidhje me themelimin e ekipit profesional vlerësues dhe përkrahës për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Raporti me rekomandime tërheq vëmendjen e disa komunave për trajtimin dhe ndërmarrjen e masave përkatëse për themelimin e ekipit profesional vlerësues dhe përkrahës për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare, të dokumentacionit të çështjes, të informatave dhe të të dhënave që i ka IAP-ja, ka vërejtur se në rastin konkret autoritetet përkatëse nuk i kanë përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore e as standardet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Kosovës, në lidhje me themelimin e ekipit profesional vlerësues dhe përkrahës për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Avokati i Popullit, në bazë të dokumentacionit të pranuar nga komunat, përkatësisht vendimet për themelimin e ekipeve në fjalë, vëren se 21 komuna i kanë themeluar ekipet profesionale vlerësuese dhe përkrahëse për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Avokati i Popullit, në bazë të autorizimeve ligjore, dokumentacionit të pranuar si dhe mos ofrimit të dëshmive, përkatësisht të vendimeve për themelimin e ekipit profesional vlerësues dhe përkrahës për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara nga disa komuna, ka konstatuar se 17 komuna nuk i kanë themeluar ekipet profesionale vlerësuese dhe përkrahëse për nevojat e posaçme arsimore për fëmijët me aftësi të kufizuara, siç kërkohet me legjislacionin në fuqi.
Raportin mund ta lexoni këtu: https://bit.ly/3rWYLWd