Featured Image

Nxënësit e komunës së Istogut mësojnë për Institucionin e Avokatit të Popullit

22/04/2022

Prishtinë, 22 prill 2022 – Në kuadër të aktiviteteve promovuese të Institucionit te Avokatit të Popullit, Zëvendësja e Avokatit të Popullit znj. Naile Alaj, së bashku me udhëheqësen e Zyrës Regjionale në Pejë, znj. Hasije Islami, me 20 prill 2022 vizituan dy shkolla në komunën e Istogut dhe atë SHFMU “Ndre Mjeda” në fshatin  Rakosh dhe SHFMU “Tre Dëshmorët” në fshatin Uçe.

Ky aktivitet ka të bëjë me informimin e nxënësve dhe mësimdhënësve për mandatin dhe rolin e IAP-së në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Me të rinjtë u diskutua po ashtu  edhe për mbrojtje nga diskriminimi, e veçmas në vetëdijesimin për domosdoshmërinë e parandalimit të ndëshkimit trupor nëpër shkolla.

Të rinjtë po ashtu u njoftuan edhe me procedurat e veçanta të IAP-së për pranimin, trajtimin dhe adresimin e ankesave të paraqitura nga fëmijët apo ankesave që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.