
Demant ndaj lajmit të pavërtetë të publikuar në Bota Sot
Prishtinë, 22 prill 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj demanton lajmin e publikuar online të portalit “Bota Sot, të datës 21 prill 2022, me titull “Kush janë zyrtarët publik me paga stratosferike?”, ku prezantohen para publikut informacione të pavërteta.
Në këtë lajm pa autorë, portali ka paraqitur pagat e disa prej udhëheqësve të Institucioneve vendore, por që në rastin e Avokatit të Popullit portali ja ka huqur me pagën e tij mujore, duke e paraqitur me shifër prej 4, 146 euro, trefishi i asaj që merr Avokati i Popullit.
Portali nuk paraqet ndonjë burim të informacioneve, dhe nuk e kanë marrë mundin që të kontaktojnë me Avokatin e Popullit për të verifikuar informacionet, ashti siç kërkohet me kod të etikës së gazetarëve.
Kërkojmë nga administratori i portalit “Bota Sot” që ta publikojnë këtë demant në ballinë të portalit, të korrigjohet gabimi i bërë dhe nëse dëshirojnë të dinë më shumë për pagën e tij, mund të na kontaktojnë. Ky demant i shkon portalit edhe në emailin e tyre zyrtar.