Featured Image

Deklarata e Avokatit të Popullit për Ditën e Tokës

22/04/2022

Prishtinë, 22 prill 2022 – Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, Avokati i Popullit, konstaton se vendi është gjetur me gjendjen pothuaj të njëjtë, pa veprime konkrete të dukshme për parandalimin e degradimit dhe mbrojtjes së tokës.

Kushtetuta e vendit mbrojtjen e mjedisit e ka përcaktuar si përgjegjësi e të gjithëve dhe vlerë në të cilin bazohet rendi kushtetues, orientim në politika në drejtim të përmirësimit të gjendjes së tokës si pjesë e pandashme të mjedisit, nuk janë vërejtur. Degradimi, ndryshimi i dedikimit të tokës, ndotja me mbeturina dhe shkarkime të ujërave të pa trajtuara, eksploatimi i pa kriter i zhavorrit, gurishtave dhe gurëthyesve, degradimi i pyjeve, ndikimi i mungesës së planifikimit të mirëfilltë hapësinor dhe zhvillimi i paekuilibruar urban, vazhduan. Nuk u vërejtën as ndryshime nga masat rehabilituese të cilat do të ndikonin në përmirësimin e kushteve mjedisore.

Avokati i Popullit, duke rikujtuar obligimin për mbrojtjen e mjedisit për gjeneratat e sotme dhe të ardhshme, sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm, kërkon nga institucionet e vendit orientimin e politikave në drejtim të mbrojtjes dhe rehabilitimi të tokës duke i kushtuar kujdes ekuilibrit në mes nevojave ekonomike, mirëqenies sociale me ato mjedisore.