Lansohet udhëzuesi për fëmijët azilkërkues, refugjatë dhe migrantë
Prishtinë, 16 mars 2022 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në një tryezë ku u prezantua një udhëzues për mënyrën se si duhen trajtuar fëmijët azilkërkues, refugjatë dhe migrantë.
Z. Qelaj tha se ky udhëzues do të shërbej si udhërrëfyes për autoritetet që trajtojnë kërkesat për azil dhe trajtimin e refugjatëve në vendin tonë, në avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve nga informacioni që do të ofrojë.
“Interesi mё i mirë i fëmijës paraqet një parim shumë tё rёndёsishёm tё mishëruar edhe në Konventë por edhe në ligje, prandaj ky udhëzues do të jetë ndihmë për të gjithë ne,” tha z. Qelaj.
“Udhëzuesi për vlerësimin dhe përcaktimin e interesit më të mirë për fëmijët azilkërkues, refugjatë dhe migrantë” synon përforcimin e sistemeve ekzistuese të mbrojtjes së fëmijëve dhe mekanizmave vendorë. Po ashtu, me këtë synohet të përforcohen edhe kapacitetet e mbrojtjes së fëmijëve përmes koordinimit të ndërsjellë institucional.
Tryeza u organizua nga Zyra e Koordinatorit të OKB-së për Zhvillim në Kosovë, në emër të UNHCR-së, UNICEF-it, IOM-it në partneritet me Ministrinë e Punëve të Brendshme.