Avokati i Popullit pret fëmijët në Institucion për nder të Ditës Universale të Fëmijëve
19/11/2021
Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Në ditën e hapur për fëmijët, për nder të Ditës Universale të Fëmijëve, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në zyrë grupe të fëmijëve dhe diskutuan për çështjet që kanë rëndësi për ta. Ata u njoftuan më shumë për të drejtat e tyre dhe për punën e Avokatit të Popullit, si mbrojtës i të drejtave të tyre.