Featured Image

Avokati i Popullit mori pjesë në konferencën “Përgjegjësia Institucionale për të Drejtat e Njeriut”

06/12/2021

Prishtinë, 6 dhjetor 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë të hënën në konferencën “Përgjegjësia Institucionale për të Drejtat e Njeriut” e organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, YIHR.

Z. Qelaj tha se të gjithë dëgjojmë se Kosova ka infrastrukturë të mirë ligjore mirëpo ka ngecje në zbatim të shumë ligjeve dhe rrjedhimisht shteti po dështon sepse nuk po ofron mbrojtje të duhur për viktimat.
Ai foli për disa raste të dhunës mbi baza gjinore, e që disa prej tyre kanë përfunduar me fatalitet, dhe nga hetimi i këtyre rasteve del se disa hallka të zinxhirit institucional kanë dështuar në ofrimin e mbrojtjes së duhur për viktimat.
“Duhet ta kuptojmë njëherë e përgjithmonë se kur ne dështojmë të përmbushim përgjegjësitë tona, pa marrë parasysh se prej cilit pozicion vijmë, ne jemi fajtorë për ato që kanë ndodhur,” tha Avokati i Popullit Naim Qelaj.