Featured Image

Avokati i Popullit merr pjesë në “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”

25/10/2021

Prishtinë, 25 tetor 2021 – Fillon “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” e organizuar nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj tha se të drejtat e viktimave të krimit janë të drejta themelore të garantuara me Kushtetutë, me ligjet e Republikës së Kosovës, me konventat ndërkombëtare dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti.