Featured Image

Avokati i Popullit diskuton me të rinjtë për mbrojtje më të mirë të të drejtave të tyre

20/12/2021
Prishtinë, 20dhjetor 2021 – Një diskutim i frytshëm dhe frymëzues më të rinjtë në lidhje me draft broshurën për rregulloren e brendshme të Institucionit të Avokatit të Popullit për pranimin dhe trajtimin e ankesave të fëmijëve.
Kjo broshurë pastaj do t’i shpërndahet fëmijëve të Kosovës që t’i kuptojnë të drejtat e tyre më mirë e më thjeshtë. Të rinjtë e sotëm dhanë kontribut të madh duke ofruar pikëpamjet e tyre për të drejtat dhe u interesuan për mandatin dhe punën e Avokatit të Popullit.
Pjesëmarrësit u interesuan për numrin e ankesave të fëmijëve tek Avokati i Popullit, format e adresimit që ruajnë interesin e fëmijëve dhe ato nuk cenohen.
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj tha se duhet bërë punë më e madhe me fëmijët për ti informuar ata për të drejtat e tyre, dhe adresimi i shqetësimeve te institucionet.
Ngjarja u mbështet nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, “Mbështetja e BE-së për Institucionin e Avokatit të Popullit”.