Featured Image

MKPT organizon tryezë me temë “Mandati dhe sfidat e punëtorëve social në vendet e privimit të lirisë”

07/12/2021
Prishtinë, 7 dhjetor 2021 – Mekanizmi Kombëtar kundër Torturës (MKPT) në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit, me mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, organizoi një tryezë diskutimi me temë “Mandati dhe sfidat e punëtorëve social në vendet e privimit të lirisë”.
Qëllimi i tryezës ishte që të shkëmbehen përvojat ndërmjet MKPT-së, ekspertëve akademikë dhe punëtorëve social të shërbimit korrektues për të avancuar punën sociale me personat e privuar nga liria.
Zëvendës Avokatja e Popullit, znj. Naile Alaj tha se MKPT e krijuar që nga viti 2016 ka arritur një zhvillim të lartë profesional të stafit dhe tryeza e sotme në bisedë me të gjitha palët do të sjellin përmirësim më të madh në të drejtat e personave të privuar nga liria.