Featured Image

Avokati i Popullit takoi Komisionerin për Informim të Shqipërisë, z. Besnik Dervishi

09/12/2021

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim z. Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Shqipërisë i cili gjendet në vizitë në Kosovë tek homologia e tij, znj Krenare Sogojeva Dermaku.

Z. Qelaj informoi të pranishmit për mandatin dhe aktivitetet e Institucionit të Avokatit të Popullit, punën e bërë në lidhje me të drejtën në informim, dhe gjendjen e përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Z. Besnik Dervishi theksoi se të dyja këto mekanizma kanë objektiv të njëjtë duke u shërbyer qytetarëve në ushtrim të të drejtave të tyre, e në veçanti e drejtës në informim dhe mbrojtje të të dhënave personale.

Palët u pajtuan që në të ardhmen të shtohet bashkëpunimi ndërmjet tyre duke shkëmbyer përvojat dhe pasuruar programet me qëllim të përmirësimit të të drejtave të njeriut.