Featured Image

IAP vëzhgon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash

14/11/2021

Prishtinë, 14 nëntor 2021 – Institucioni i  Avokatit të Popullit (IAP) do të vëzhgojë për së afërmi raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë Komunash më 14 nëntor 2021, në gjithë territorin e vendit.

Bazuar në mandatin që ka, IAP do të vëzhgojë procesin e zgjedhjeve nga perspektiva e të drejtave të njeriut në të gjitha komunat ku mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve të kryetarëve të komunave.

IAP do të mbajë të hapur gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve Zyrën Qendrore në Prishtinë, për të pranuar ankesat eventuale përkitazi me pretendimet për shkelje eventuale të të drejtave të garantuara me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës, gjatë zhvillimit të procesit të votimit.

Ankesat po ashtu mund të drejtohen edhe nëpërmjet adresës elektronike zyrtare të IAP-së [email protected] apo në numrat e telefonit + 383 38 223 782 dhe + 383 38 223 783.