Avokati i Popullit organizoi Forumin e parë konstitutiv për dialog mes Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile në Kosovë
Prishtinë, 3 nëntor 2021 – Avokati i Popullit organizoi Forumin e parë konstitutiv për dialog mes Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, qëllimi i të cilit është themelimi i një platforme të përbashkët bashkëpunimi me qëllim të identifikimit të sfidave dhe të shkeljeve të të drejtave të njeriut si dhe zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta në funksion të promovimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.
Sikurse Avokati i Popullit, ashtu edhe përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile diskutuan për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e themelimit dhe të funksionimit të forumit, me qëllim të trajtimit të çështjeve të rëndësishme, si: të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në Kosovë; shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut; promovimi i punës së Institucionit të Avokatit të Popullit dhe i Organizatave të Shoqërisë Civile që punojnë në çështjet e të drejtave të njeriut; koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.
Sikurse Ligji për Avokatin e Popullit, ashtu edhe Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi parashohin obligimin për bashkëpunim të Avokati i Popullit me partnerët socialë si dhe me organizatat joqeveritare.
Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile u pajtuan për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen në funksion të promovimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë.