
Themelohet Task Forca për standardet e ndjeshme gjinore të sigurisë dhe shëndetin në punë
Prishtinë, 25 tetor 2021 – U themelua task forca avokuese joformale për standardet e ndjeshme gjinore të sigurisë dhe shëndetin në punë dhe punës së denjë, nga një grup i gjerë akterësh të kësaj fushe.
Task Forca përbëhet nga Avokati i Popullit si kryesues ndërsa bashkë kryesuese do të jetë përfaqësuesja e Grupit të Grave Deputete dhe një numër i organizatave nga shoqëria civile si dhe Inspektorati i Punës, Oda Ekonomike e Kosovës, dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Sekretariati i Task Forcës do të sigurohet nga UN Women.
Kjo task forcë krijohet me qëllim të zhvillimit, avokimit dhe promovimit të sigurisë dhe shëndetit në punë për të gjithë dhe do të takohet çdo tre muaj.
Po ashtu, task forca do të krijoj një platformë për shkëmbimin e rregullt të informacionit, rritje të ndërgjegjësimit, dhe avokim për mekanizma zyrtarë funksionalë dhe dialog social në nivel kombëtar.