Featured Image

Komunikatë për media

12/10/2021

Prishtinë, 12 tetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtine sot ka aprovuar kërkesëpadinë e Avokatit të Popullit për anulimin e vendimit të Zyrë së Rregullatorit të Energjisë elektrike për faturimin e rrymës së shpenzuar në katër komunat veriore qytetarëve të Republikës së Kosovës.

I njëjti aktgjykim e obligon ZRrE-në që të ndërmarr veprime që e obligojnë KEDS-in që të bëjë kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, në vlerë prej 40 milion e 855.480.00 Euro.