Avokati i Popullit takoi ministrin e pushtetit lokal, z. Elbert Krasniqi
23/09/2021
Prishtinë, 23 shtator 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi të enjten Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi dhe bashkëpunëtorët e tij, ku diskutuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me interes të ngushtë për qytetarët e vendit.
Temat që u diskutuan, ndër të tjera, kishin të bënin me të drejtën e rezervuar për pozitën e nënkryetarëve te komunave nga radhët e komuniteteve, çështja e qenve endacakë, menaxhimi dhe mirëmbajtja e varrezave, plotësimi i kuotës për punësimin e personave nga komunitetet, si dhe fuqizimi i zyrave komunale për mbrojtje nga diskriminimi.
Z. Krasniqi shfaqi gatishmëri dhe interesim për bashkëpunim me IAP në mënyrë që rekomandimet nga Avokati i Popullit t’i qojnë drejt zbatimit.
Foto: MAPL