Featured Image

Avokati i Popullit merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione

28/09/2021

Prishtinë, 28 shtator 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë të martën në një tryezë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacione, e organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Z. Qelaj tha se ligji për qasje në dokumente publike i garanton secilit person të drejtën për të pasur qasje në dokumente dhe informacione, me përjashtim qasjen në informacione të kufizuara me ligj.
Ai shtoi se institucionet publike duhet të vetëdijesohen më shumë për ligjin për qasje në dokumente publike, duke qenë në funksion të promovimit të interesit publik, e në këtë rast nënkupton qasjen e lehtë dhe të papenguar të publikut në të dhënat dhe në dokumentet e prodhuara, të pranuara, të mbajtura apo të kontrolluara nga institucionet publike.
Kompetenca e Avokatit të Popullit, sipas nenit 21 të LQDP, është t’i ndihmojë qytetarët në realizimin e të drejtës për qasje në dokumentet publike sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Avokatin e Popullit.