Avokati i Popullit takoi studentët e EMA
14/09/2021
Prishtinë, 14 shtator 2021 – Studentët e programit “The European Master’s Degree in Human Rights and Democratization” (EMA), me seli në Vjenë të Austrisë dhe Venedik të Italisë, vizituan Institucionin e Avokatit të Popullit në kuadër të programit të tyre të magjistraturës në lëmin e demokratizimit dhe të drejtave të njeriut.
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mbajti një ligjëratë të shkurtër për studentët duke folur për mandatin dhe aktivitetet e institucionit dhe rreth gjendjes së përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në fund ligjërata vazhdoi me pyetje dhe përgjigje, ku studentët patën rastin që të pyesin për çështje të ndryshme nga fusha e të drejtave të njeriut në vend, për procedurat e ankimit, bashkëpunimin me institucione vendore dhe ndërkombëtare, dhe punën e mekanizmit kombëtar për parandalim të torturës.