Featured Image

Avokati i Popullit takoi përfaqësues të shoqërisë civile

30/07/2021

Prishtinë, 29 korrik 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim përfaqësues të organizatave jo-qeveritare që merren me aktivitete të dedikuara për personat me aftësi të kufizuar.

Në këtë takim u diskutua për punën dhe aktivitetet e shoqatave për personat e verbër, të shurdhër, fëmijët me autizëm dhe sindromin Down, e në veçanti për problemet që ata hasin në punën e tyre.
Z. Qelaj tha se puna e organizatave të shoqërisë civile është e rëndësishme dhe vitale për një shoqëri demokratike të cilët janë shtytës për përmirësimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut në vend.
Avokati i Popullit vlerësoi po ashtu angazhimin e mërgimtarëve dhe kontributin e tyre të dhënë për personat me aftësi të kufizuar duke theksuar punën e znj. Shqipe Kryeziu, si përfaqësuese e një shoqate në Zvicër që ka sjell ndihma të shumta për këtë komunitet.