Avokati i Popullit në takimin e grupit ndërministror për të drejtat e njeriut
23/07/2021
Prishtinë, 23 korrik 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë të premten në takimin e radhës së grupit ndërministror për të drejtat e njeriut organizuar nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Z. Qelaj në fjalimin e tij prezantoi situatën e përgjithshme mbi zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e institucioneve shtetërore.