
Avokati i Popullit mori pjesë në hapje të fushatës për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës
02/07/2021
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj ka marrë pjesë në hapje të fushatës për promovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës e organizuar nga shoqata Down Syndrome Kosova (DSK).
Kjo fushatë do të ketë në fokus të veçantë promovimin e mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ndalimin e ndëshkimit trupor. Përfaqësues të ndryshëm të shoqatave theksuan se Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës nuk po zbatohet sa duhet dhe në veçanti neni 46 ku flitet për shërbimet që duhen ofruar për këta fëmijë.
Avokati i Popullit, z. Qelaj tha se fëmijët ende hasin në vështirësi për gëzimin e plotë të të drejtave të tyre, veçanërisht në realizimin e së drejtës për arsim dhe mbrojtje sociale dhe shëndetësore.
Ai shtoi se institucionet shtetërore duhen të bëjnë më shumë e sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe u zotua që do të mbështes fushatën në fjalë.