Featured Image

Avokati i Popullit në debat publik me banorët e Plemetinit

01/07/2021
Prishtinë, 30 qershor 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj mori pjesë në një takim me banorët e fshatit Plemetin e organizuar nga ana e kryetarit të komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.
Banorët nga komuniteti Shqiptar, Serb, Romë, Ashkali dhe Egjiptian paraqiten shqetësimet e tyre për procesin e familjeve të kthyera në fshatin e tyre në Plemetin. Ata theksuan se kthimi i pakontrolluar i familjeve në këtë fshat ka shkaktuar probleme të shumta e sidomos në fushën e sigurisë.
Avokati i Popullit nënvizoi se e drejta për kthim dhe e drejta për të zgjedhur vendbanimin janë të drejta të garantuar me kushtetutë por shqetësimet e paraqitura nga banorët duhen të merren seriozisht nga institucionet relevante në mënyrë që të sigurohen kushtet e duhura për kthim por edhe të ketë siguri për banorët që jetojnë në atë lokalitet.
Institucioni i Avokatit të Popullit është në fazën e vlerësimeve të të gjeturave lidhur me ankesat e pranuara dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet në pajtim me dispozitat ligjore.