Avokati i Popullit, Naim Qelaj takoi studentët e universiteteve publike në vend
Prishtinë, 30 qershor 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi studentët e Universiteteve Publike të Kosovës të cilët janë pjesë e një projekti të quajtur “Promovimi i angazhimit të të rinjve në llogaridhënie” e organizuar nga organizata jo-qeveritare ORCA.
Studentët e informuan Avokatin e Popullit për aktivitetet e tyre në këtë projekt ku edhe së fundmi kanë organizuar Kongresin e Aktivizmit Studentor si përmbyllje e një cikli të trajnimeve, diskutimeve me studentë dhe shkëmbime të përvojave me studentët nga rajoni.
Ata po ashtu paraqiten problemet kryesore që i kanë identifikuar gjatë punës e që i preokupojnë studentët gjatë studimeve dhe si t’i adresojnë ato duke aplikuar mekanizmat ligjor dhe kushtetues.
Avokati i Popullit, Z. Naim Qelaj ofroi bashkëpunim për studentët në adresimin e ankesave të tyre që përkojnë me mandatin e Institucioni të Avokatit të Popullit.