Featured Image

Avokati i Popullit Naim Qelaj takon Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

23/06/2021

Tiranë, 23 qershor 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj dhe zëvendësja e tij, znj. Marija Raduloviç, takuan të mërkurën në Tiranë Presidentin e Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj falënderoj presidentin Meta për mikpritjen dhe diskutuan për gjendjen e të drejtave të njeriut në shtetet përkatëse. Z. Qelaj u inkurajua nga Presidenti Meta për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy Institucioneve gjegjëse.

Presidenti Meta foli edhe për rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut e cila shkon në dobi të forcimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.