Featured Image

Avokati i Popullit Naim Qelaj takon Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Robert Gajda

23/06/2021

Tiranë, 23 qershor 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj u prit në takim nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda në Tiranë.

Avokati Qelaj falënderoj për mikpritjen dhe njohjen me përvojën e këtij institucioni, duke shkëmbyer mendime e eksperienca për të thelluar bashkëpunimin dy palësh.

Komisioneri Dr. Gajda uroi z.Qelaj për fillimin e detyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës dhe e informoi për veprimtarinë e institucionit të KMD për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe mekanizmat për të luftuar diskriminimin.

Në pjesën e dytë të takimit u zhvilluan biseda teknike për çështje të ndryshme, për pasurimin e përvojës në Mbrojtjen e grupeve vulnerabël dhe trajtimin e minoriteteve.

Departamenti Antidiskrimin i AP Kosovë do të qëndrojë 3 ditë në institucionin e KMD për shkëmbim eksperience dhe njohuri ligjore e institucionale të ndërsjellë.