Featured Image

Avokati i Popullit vizitoi qendrat burimore për fëmijët me nevoja të veçanta

01/06/2021
Prishtinë, 01 qershor 2021 – Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj vizitoi dy qendrat burimore në Prizren të cilat shërbejnë për fëmijët me nevoja të veçanta.
Në qendrën burimore “Nëna Terezë” për fëmijët me dëmtime në dëgjim, Avokati i Popullit u prit nga drejtori z. Yrmet Shabani, i cili tha se qendra ka 81 fëmijë të cilët vijnë nga të gjitha zonat e Kosovës.
Në qendrën burimore “Lef Nosi” për fëmijët me dëgjime intelektuale dhe zhvillim, Avokati i Popullit u prit nga ushtruesja e detyrës, mësimdhënësja e matematikës, znj. Myzafere Gjonbalaj.
Ajo shpjegoi se mësimi është i ndarë në tri nivele që përfshijnë 74 nxënës që vinë nga 10 komuna të Kosovës.
Z. Qelaj uroi fëmijët për ditën e tyre dhe pa punën e tyre të cilët i kanë bërë gjatë shkollimit. Avokati i Popullit nënvizoi punën e madhe që po e bëjnë stafi i qendrave për këta fëmijë dhe shtoi rëndësinë e gjithë përfshirjes në procesin edukativo-arsimor dhe obligimin që ka shteti për të siguruar qasje në edukim, shkollim dhe aftësim e posaçërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Avokati i Popullit falënderoi drejtuesit dhe stafin e dy qendrave duke parë përkushtimin dhe punën jashtëzakonisht të madhe që bëhet në këto dy qendra.