Featured Image

ENNHRI publikon Raportin për Sundimin e Ligjit në vendet kandidate dhe kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian   

06/05/2021

Prishtinë, 6 maj 2021 – Institucioni i Avokatit të Popullit është anëtar i Rrjetit Evropian për Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (ENNHRI) që nga viti 2013. Ky rrjet evropian ka publikuar Raportin për Sundimit e Ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, i cili i është dërguar Komisionit Evropian për ta informuar lidhur me zhvillimet mbi situatën e sundimit të ligjit në vendet kandidate dhe kandidate potenciale gjatë vitit të kaluar, bazuar në raportimin e anëtarëve të ENNHRI në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut , Serbi dhe Turqi.

Ky raport pasqyron një numër sfidash të cilat vazhdojnë të ndikojnë në progresin drejt ‘kushteve bazë” të pranimit në Bashkimin Evropian (BE), siç janë sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimi i institucioneve demokratike – në vendet e zgjerimit, gjithashtu edhe në sfondin e situatës emergjente të krijuar nga COVID- 19 pandemi. Këto sfida përfshijnë nevojën për të forcuar dhe mbështetur, brenda sistemeve kombëtare të kontrolleve dhe balancave, Institucionet Kombëtare për të Drejtat e Njeriut (IKDNJ), siç është edhe Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë. Sfida të tjera të përbashkëta lidhen me transparencën, llogaridhënien dhe hapjen e administratave publike, funksionimin e sistemeve të drejtësisë, pengesat për punën e organizatave të shoqërisë civile dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut si dhe kërcënimet ndaj lirisë së medias.

Gjetjet e raportit tregojnë rëndësinë e rritjes së përpjekjeve për të forcuar kornizën për respektimin e sundimit të ligjit, të drejtat themelore dhe demokracinë në vendet kandidate dhe kandidate potenciale brenda procesit të pranimit, siç përcaktohet edhe në Strategjinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian 2020 për Ballkani Perëndimor. Në këtë kontekst, krijimi dhe forcimi i IKDNJ-ve është i një rëndësie të veçantë, sepse ato mund të kontribuojnë në një monitorim të rregullt dhe gjithëpërfshirës të zhvillimeve në lidhje me sundimin e ligjit në rajonin e zgjerimit.

Ato si organe të pavarura, të mandatuara nga shteti me një mandat të gjerë për të drejtat e njeriut, IKDNJ-të mund të luajnë një rol thelbësor në progresin konkret për përmirësimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, dhe kështu të kontribuojnë në efektivitetin e procesit të pranimit në BE. Prandaj ky raport përmban një numër rekomandimesh konkrete të drejtuara BE-së, të cilat përfshijnë:

  • T’i jepet më shumë konsideratë pavarësisë dhe efektivitetit të IKDNJ-ve në vendet e zgjerimit, dhe përgjigjës së qeverisë në zbatimin e rekomandimeve të tyre, si një tregues i pavarur për matjen e progresit në plotësimin e kushteve bazë për pranimin në BE dhe ato të merren parasysh në negociatat për zgjerim. pranimit;
  • Mundësimi i IKDNJ-ve që të veprojnë si urë lidhëse të objektivave kryesore të BE-së brenda procesit të pranimit me realitetet kombëtare, përfshirë përmes mbështetjes shtesë për paraqitjet e rregullta të IKDNJ-ve në paketën vjetore të zgjerimit përmes ENNHRI, pjesëmarrje e shtuar e IKDNJ-ve në forumet kryesore të politikave dhe mbështetja efektive për IKDNJ-të nën kërcënim.
  • Mbështetja e IKDNJ-ve për të vepruar si urë lidhëse ndërmjet realitetit në vend dhe bazave për pranim në BE, duke përfshirë mbështetjen në zbatimin e rekomandimeve të IKDNJ dhe fuqizimin e nevojës që aktorët vendor të respektojnë mandatin e IKDNJ-ve dhe të lehtësojnë angazhimin e ndërsjellë;
  • Forcimi i harmonizimit të politikave dhe rritja e bashkëpunimit me aktorë të tjerë rajonalë për të adresuar shqetësimet e përbashkëta në respektimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vendet kandidate dhe kandidate potenciale, veçanërisht përmes mbështetjes, përfshirë përmes ENNHRI, në zbatimin e Rekomandimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për IKDNJ-të.

Në qershor 2021, ENNHRI do të publikojë një Raport më të plotë të Sundimit të Ligjit që mbulon të gjithë anëtarët e këtij rrjeti në të gjithë Evropën.

Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë link: http://ennhri.org/wp-content/uploads/2021/05/RoL-Report-Enlargment-Countries-2021.pdf