Featured Image

Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit

27/04/2021

Prishtinë, 27 prill 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim të martën kryetarin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, z. Hysen Sogojeva me bashkëpunëtorë.

Tema e diskutimit ishte në lidhje me ankesat e anëtarëve të kësaj ode që kanë të bëjnë me masat e ndërmarra nga qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Z. Sogojeva theksoi se pronarët e hoteleve janë në një gjendje të rëndë financiare dhe se nuk mund të vazhdojnë kështu më tutje sepse janë në prag të kolapsit të biznesit.

Z. Qelaj theksoi se Institucioni është duke përcjellë në vazhdimësi situatën me pandeminë dhe kërkesat e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit.