
Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e Klubit të Etikës
27/04/2021
Prishtinë, 27 prill 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim përfaqësuesit e Klubit të Etikës e themeluar në Fakultetin Juridik nga një grup studentësh dhe që për qëllim ka vetëdijesimin e studentëve rreth gjendjes në Fakultetin Juridik dhe luftimin e dukurive negative.
Klubi i Etikës do të fillojë projektin “Studentët e Juridikut Kundër Korrupsionit në Arsimin e Lartë” që ka për qëllim nxitjen e studentëve në raportimin e korrupsionit në Fakultetin Juridik si dhe vetëdijesimin mbi format e korrupsionit.
Avokati i Popullit i përgëzoi studentët për këtë iniciativë dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me qëllim që të jep kontributin e tij që këto projekte të kenë sukses.