
Avokati i Popullit u takua me ministrin e mjedisit, Liburn Aliu
22/04/2021
Prishtinë, 23 prill 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj, sot me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, u takua me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, me të cilin diskutoi lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit si e drejtë e njeriut.
Në takim u diskutuan problemet e ndryshme mjedisore si ndotja e ujit, ajrit e tokës, problemet me menaxhimin e mbeturinave, hidrocentralet, etj. dhe rëndësinë e renditjes së mjedisit në prioritetet e qeverisë.
Avokati i Popullit dhe ministri MMPHI-së u dakorduan për fuqizimin e bashkëpunimit me qëllim të respektimit të së drejtës për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm.