Featured Image

Avokati i Popullit takoi Kryetarin e Kuvendit të Kosovës

15/04/2021

Prishtinë, 15 prill 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj të enjten është pritur nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Avokati i Popullit e uroi z. Konjufca për pozitën e re si Kryeparlamentar, duke i kërkuar bashkëpunim në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Duke e vlerësuar lart rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit në fushën e të drejtave të njeriut, Kryeparlamentari z. Konjufca ka shprehur përkushtimin e tij për zbatimin dhe adresimin e rekomandimeve të IAP-së.