Avokati i Popullit zhvilloi takim online me Pietro Spera, Avokat i Popullit i Gjykatës Speciale
09/04/2021
Prishtinë, 10 prill 2021 – Avokati i Populli, z. Naim Qelaj, me kërkesë të tij, zhvilloi një takim online të premten me z. Pietro Spera, Avokat i Popullit i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Avokati i Popullit z. Naim Qelaj u interesua të ketë informata se a ka pas ndonjë ankesë nga palët në këtë zyre, a janë vizituar të paraburgosurit dhe a ka pas ndonjë raport të lëshuar nga Zyra e Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Z. Spera fillimisht e uroi Avokatin e Popullit për Ditën e Kushtetutës dhe tha se informacionet e kërkuara janë konfidenciale. Për shkak të obligimeve të konfidencialitetit, ai nuk mund të japë informata për ankesat konkrete. Z. Spera tha se ai tashmë kishte bërë një vizitë në objektin e paraburgimit.
Avokati i Popullit z. Qelaj, duke falënderuar z. Spera për urimet dhe mundësin e takimit, ritheksoi rolin dhe mandatin e Avokatit të Popullit si mekanizëm i barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi dhe si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera mizore, jonjerëzore dhe poshtëruese, andaj e konsideron legjitime interesimin e IAP-së që të këtë informacione për realizimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kudo që ndodhen ata.