Featured Image

Avokati i Popullit i dorëzoi Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin vjetor për vitin 2020

31/03/2021
Prishtinë, më 31 mars 2021 – Avokati i Popullit, në bazë të nenit 135, paragrafi 1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 29, paragrafit 1 dhe 2, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, Raportin për vitin 2020.
Raportimi vjetor i IAP-së është pasqyrim i gjendjes së të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe reflektim i punës dhe rolit të Avokatit të Popullit i cili mbikëqyr dhe vlerëson punën e autoriteteve publike, përkitazi me respektimin e ligjeve, ofrimin e shërbimeve, miradministrimin, transparencën dhe llogaridhënien nga ana e tyre.
Raporti përmban të gjeturat e Avokatit të Popullit gjatë vitit 2020, lidhur me rastet e shkeljeve sistematike dhe individuale të lirive dhe të drejtave të njeriut. Raporti përmban rekomandime, opinione, si dhe propozime për ndërmarrjen e masave, që kontribuojnë në ngritjen e respektimit të të drejtave të njeriut, si dhe aktivitetet e institucionit, në drejtim të promovimit dhe edukimit për të drejtat e njeriut.
Avokati i Popullit mirëpret shqyrtimin e Raportit vjetor nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancë plenare, sikurse është e paraparë në nenin 29, paragrafi 3, të Ligjit nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit.