
Avokati i Popullit dorëzon listën e kandidatëve për Zëvendës në Kuvendin e Kosovës për votim
Prishtinë, 14 prill 2021 – Institucioni i Avokatit të Popullit ka përmbyllur procedurën e rekrutimit dhe intervistimit të kandidatëve për pozitën e zëvendësve të Avokatit të Popullit.
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj ia ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës listën me 10 kandidatë për votim. Kjo listë me emra është përzgjedhur nga Komisioni për rekrutim dhe intervistim të kandidatëve për pozitën e Zëvendës Avokatëve të Popullit.
Avokati i Popullit me rastin e përzgjedhjes dhe propozimit të listës me emrat e kandidatëve për zëvendës të Avokatit të Popullit në mënyrë të veçantë do të sigurohet që, nga 5 zëvendësit e zgjedhur, të garantohet përfaqësimi etnik dhe gjinor, sipas përcaktimeve të nenit 10, paragrafi 5 të Ligjit për Avokatin e Popullit. Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjedhën për një mandat tre vjeçar, me mundësi rizgjedhjeje.