Shënohet Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
09/04/2021
Prishtina, 9 prill 2021 – Sot, Republika e Kosovës shënon 13 vjetorin e miratimit të Kushtetutës, aktit më të lartë juridik, mbi parimet e të cilës është ndërtuar sistemi i vendit tonë. Kushtetuta promovon Republikën e Kosovës si shteti i qytetarëve të barabartë, ku garantohen liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit, definon qartë rendi kushtetues në ruajtjen dhe garantimin e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Avokati i Popullit si institucion i pavarur ka qenë i përkushtuar në përmbushjen e rolit dhe mandatit të tij kushtetues, duke promovuar liritë dhe të drejtat e njeriut, barazinë, sundimin e ligjit, mos diskriminimin, drejtësinë sociale, barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë.
Është detyrë e gjithsecilit që jeton në këtë vend të punoj në jetësimin e parimeve kushtetuese si mundësi për prosperitet dhe të ardhme të sigurt për të gjithë ne.