Featured Image

Avokati i Popullit takoi kryesuesit e KPK-së dhe KGjK-së

17/03/2021

Prishtinë, 17 mars 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi të martën kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Z. Skender Çoçaj dhe kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku, dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Tema e diskutimit ishte Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe bashkëbiseduesit theksuan se ky ligj ka avancuar tutje aspektin e llogaridhënies nga gjyqtarët dhe prokurorët.

Në këtë diskutim u fol edhe për rolin që Ligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ia jep Avokatit të Popullit, si dhe fakti që çfarë statusi ka Avokati i Popullit në procedura të shkeljeve të pretenduara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.