Mbahet trajnimi me komunitetet jo-shumicë për rolin e Avokatit të Popullit
04/03/2021
Në Gjilan u mbajt seanca e tretë trajnuese, informuese dhe interaktive që mbështetet nga Projekti i BE-së “Mbështetje Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë”.
Qëllimi ishte zhvillimi i kapaciteteve dhe rritja e vetëdijesimit për mandatin dhe rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) në mesin e komuniteteve jo-shumicë.
Në këtë trajnim është diskutuar për konceptin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtja e tyre, cilat janë institucionet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe roli i Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.