Featured Image

Avokati i Popullit Naim Qelaj priti në takim përfaqësues të UNDP-së, Akademisë së Drejtësisë dhe nga Zyra për Qeverisje të Mirë

24/02/2021

Prishtinë, 24 shkurt 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti të mërkurën në takim z. Enver Fejzullahu, drejtor i Akademisë së Drejtësisë, z. Habit Hajredini, drejtor i zyrës për qeverisje të mirë në kuadër të zyrës së Kryeministrit, dhe z. Ardian Latifaj dhe znj. Virgjine Dumnica, përfaqësues të UNDP-së.

Në këtë takim u diskutua koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit dhe zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi dhe vetëdijesimi i publikut të gjerë për të drejtat që i kanë me këtë ligj.

Ky takim vjen si pasojë e angazhimit të Institucionit të Avokatit të Popullit, si njëri ndër fokus grupet e caktuara, që ka ndihmuar në identifikimin e çështjeve dhe sfidave kryesore rreth fushës së diskriminimit dhe barazisë gjinore.

Kjo punë është bërë në mbështetje të Akademisë së Drejtësisë në hartimin e programit trajnues të tyre kundër diskriminimit dhe barazisë gjinore, tashmë e integruar në kuadër të programit kornizë të Akademisë për vitet 2021 dhe 2022.