Featured Image

Avokati i Popullit vizitoi Këshillin Prokurorial të Kosovës

24/02/2021

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj u prit në takim të mërkurën nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Jetish Maloku dhe zëvendësi i tij, z. Veton Shabani.

Në këtë takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, zbatimit të ligjshmërisë dhe fuqizimit të sundimit të ligjit në vendin tonë.