Featured Image

Avokati i Popullit Naim Qelaj vizitoi qendrën korrektuese në Dubravë

23/02/2021

Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij takoi të martën z. Ismail Dibrani, drejtori i qendrës korrektuese në Dubravë.

Z.Qelaj për të parë më afër kushtet vizitoi pavijonet dhe të burgosurit, punëtoritë dhe shkollën, dhe hapësira të tjera të qendrës. Z. Qelaj tha se është i kënaqur që Institucioni i Avokatit të Popullit gjen gjithmonë bashkëpunim të plotë nga autoritetet dhe theksoi se do të vazhdoj të kontribuojë në këtë drejtim.

Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT) kryen vizita në baza të rregullta, në çdo kohë e pa paralajmërim, të gjitha vendet ku mbahen personat e privuar nga liria, përfshirë stacionet policore, qendrat e paraburgimit, burgjet, vendet ku mbahen të huajt e privuar nga liria.