Avokatja e Popullit e Shqipërisë dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vizituan Kosovën
Prishtinë, 10 shkurt 2019 – Avokati i Popullit të Kosovës, z. Naim Qelaj, ka pritur në takim të mërkurën, Avokaten e Popullit të Shqipërisë, znj. Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë dhe Komisionierin për Mbrojtje nga Diskriminimi, z. Robert Gajda.
Avokati i Popullit të Kosovës ka falënderuar znj. Ballanca dhe z. Gajda për vizitën dhe ka mirëpritur mundësitë për vazhdimin e projekteve ndërmjet institucioneve që do të kontribuojnë në avancimin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, në të dy shtetet.
Z. Qelaj shtoi se tradita tashmë e bashkëpunimit do të vazhdojë në shkëmbimin e ndërsjellë te stafit, si dhe mbështetja reciproke e institucioneve në rrjetet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Znj. Ballanca dhe z. Gajda uruan z. Qelaj për marrjen e mandatit të Avokatit të Popullit të Kosovës dhe theksuan se janë të gatshëm që të vazhdohet me punët e përbashkëta të nisura kohë më herët.
Gjatë takimit palët po ashtu diskutuan edhe ndikimin e pandemisë Covid-19 në të drejtat e njeriut në Kosovë dhe Shqipëri dhe puna që është bërë nga të dyja institucionet në adresimin e ankesave të qytetarëve.