Featured Image

Avokati i Popullit, Naim Qelaj takoi shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog

05/02/2021

Prishtinë, 5 shkurt 2020 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi të premten Ambasadorin Tomáš Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim u diskutua për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Po ashtu, Z. Qelaj informoi Ambasadorin Szunyog se Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) do t’i përcjellë nga afër këto zgjedhje.

Z. Qelaj vlerësoi lart rolin e BE-së në ndërtimin e kapaciteteve të Institucionit të Ombudspersonit e në veçanti mbështetjen përmes një projekti të financuar nga BE-ja për IAP-në, që mëton të fuqizoj rolin e saj dhe të ndikojë në respektimin më të madh të të drejtave të njeriut, si dhe ndikimin në rritjen e zbatimit të rekomandimeve të IAP nga ana e institucioneve vendore.

Ambasadori Szunyog vlerësoi lart rolin dhe rëndësinë e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe theksoi se zyra e BE-së do të vazhdojë të përkrah IAP-në.