Featured Image

Avokati i Popullit, Naim Qelaj takoi Avokatin e Shtetit, Sami Istrefi

02/02/2021

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti të martën Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, z. Sami Istrefi.

Në këtë takim, z. Qelaj u informua për punën dhe aktivitetet e Avokaturës Shtetërore dhe me sfidat që përballet ky institucion.

Z. Qelaj theksoi rolin që e ka ky institucion për mbikëqyrje dhe kontroll të funksioneve publike të administratës shtetërore që ndikojnë në mirëqeverisje dhe miradministrim dhe palët u dakorduan për bashkëpunim në të ardhmen.