
Avokati i Popullit takoi përfaqësuesit e organizatës QKRMT
18/12/2020
Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti të premten znj. Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
Në këtë takim u diskutua për të drejtat e viktimave të krimeve të luftës dhe trajtimi i tyre i derisotëm nga ana e institucioneve të vendit.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se duhet bërë më shumë për këtë çështje dhe se duhet shtuar dinamikën e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe organizatave të shoqërisë civile.