
IAP shpërblehet për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve
10/12/2020
Prishtinë, 10 dhjetor 2020 – Në ceremoninë online të ndarjes së çmimit të organizuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), komisioni vlerësues shpërbleu Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) me çmimin “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”.
ZKGJ shpërbleu edhe institucionet tjera në vend si Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Ministrinë e Financave, Komuna e Prishtinës dhe disa të tjera.