Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj takoi z. Jerome Bouyjou, përfaqësues i OHCHR
01/12/2020
Prishtinë, 1 dhjetor 2020 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti të martën në takim z. Jerome Bouyjou, përfaqësues nga Zyra e Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).
Z. Qelaj dhe z. Bouyjou u pajtuan se mosreagimet e institucioneve të vendit për të gjeturat dhe rekomandimet e raporteve të raportuesve special të OKB-së është shqetësuese ngase kjo e dëmton pozitën e Kosovës në raport me këto organizata të rëndësishme në të cilat Kosova aspiron të jetë anëtare.
Ata diskutuan po ashtu edhe për aktivitetet e përbashkëta që kanë në fokus avancimin e të drejtave të njeriut, e në veçanti një bashkëpunim që ka të bëjë me ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve mbrojtës të të drejtave të njeriut në nivel lokal.