Featured Image

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim përfaqësuesit e UN Women në Kosovë

26/11/2020

Prishtinë, 26 nëntor 2020 – Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj priti në takim shefen e zyrës së UN Women në Kosovë znj. Vlora Tuzi Nushi, dhe bashkëpunëtoret e saj, i cili u mbajt në kudër të fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit, fushatë kjo e cila synon të rrisë vetëdijen mbi padrejtësitë dhe të bëjë thirrje për eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave.

Gjatë këtij takimi theks i veçantë iu kushtua rëndësisë për fuqizimin e viktimave të dhunës në baza gjinore si dhe sigurimin e respektimit të të drejtave të viktimave të dhunës në familje. Bashkëpunimi në mes të Avokatit të Popullit dhe zyrës së UN Women në Kosovë për arritjen e progresit në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe përmirësimin e respektimit të të drejtave të grave në vend do të jetë i pashmangshëm.